Portali, së bashku me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit nëpërmjet të cilës institucionet ndërveprojnë duke shkëmbyer të dhëna në kohë reale, janë pjesë e rëndësishme e strategjisë së Qeverisë, për të ofruar shërbime elektronike nëpërmjet një pike të vetme kontakti.
Faturat e energjisë elektrike, kundravajtjet rrugore (gjobat), pikët e drejtuesit të mjetit, gjurmimi i çështjeve gjyqësore, taksat e automjetit, të dhëna të gjendjes civile, regjistrimi fillestar i biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, taksat dhe tarifat vendore, notat e provimeve të maturës, lista e barnave të rimbursueshme, të dhënat e Kartës së Shëndetit etj.
Aplikacioni “e-albania.al” shërben si një portë, nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, në çdo kohë dhe nga kudo shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri.
vijnë në çdo moment në telefonin apo tabletin tuaj nëpërmjet aplikacionit e-albania.